Liderja e Mianmarit (Birmanisë) Aung San Suu Kyi, është parë nga avokatët e saj për herë të parë të hënën, prej kur është ndaluar gjatë një puçi ushtarak një muaj më parë.
Suu Kyi, e cila është paraqitur në gjykatë përmes video-lidhjes, është dukur “mirë me shëndet”, dhe ka kërkuar të shohë ekipin e saj ligjor, kanë thënë avokatët e saj.
Aktualisht, ajo është duke u mbajtur në një lokacion të panjohur, prej puçit të 1 shkurtit.
Ajo përballet me dy akuza për importim të paligjshëm të radio-lidhjeve dhe shkeljes së Ligjit për katastrofa natyrore, mirëpo akuza të reja i janë shtuar të hënën, përfshirë shkelje të kufizimeve kundër koronavirusit gjatë një fushate zgjedhore, si dhe për nxitje të “frikës dhe alarmit”.
Akuzat fillestare mund të rezultojnë me tri vjet burgim.
Gjyqi për të është shtyrë deri më 15 mars.
E përditshmja Myanmar Now, ka raportuar të hënën se presidenti i rrëzuar nga pushteti Win Myint – aleat kyç i Syy Kyisë – është akuzuar për nxitje, sipas kodit penal.
Ky shtet është përballur me trazira prej 1 shkurtit, derisa vetëm të dielë.
Vdekjet janë regjistruar teksa ushtria dhe policia kanë shtuar masat në protestat e fundjavës, duke shtënë me armë zjarri në turma.
Megjithatë, protesta janë zhvilluar edhe të hënën, duke kërkuar që qeveria e zgjedhur nga vota e popullit të kthehet të pushtet dhe të lirohen nga burgu Suu Kyi dhe liderë tjerë të partisë së saj, Liga Kombëtare për Demokraci.
Ushtria ka deklaruar se ka marrë pushtetin pas dyshimeve për mashtrime në zgjedhjet e kaluara.
Megjithatë, zyrtarët ushtarakë nuk kanë ofrar asnjëherë të dhëna për këtë pretendim./REL