Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata në Maqedoni vendos paraburgimin për dy ish-ministrat

schedule10:40 - 21 Shkurt, 2019

schedule 10:40 - 21 Shkurt, 2019

Dy ish-ministra maqedonas janë dënuar me 30 ditë burg në pritje të procesit gjyqësor pasi akuzohen si të përfshirë në ngjarjet e 27 Prillit të vitit 2017. Një masë e tillë është kërkuar dhe për ish-kryetarin e parlamentit, por ai ka përdorur imunitetin e deputetit.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Shkup, me kërkesë të Prokurorisë Publike vendosi masën e paraburgimit 30 ditor, për dy ish-ministrat, Mile Janakieski dhe Spiro Ristevski, të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të përgjakshme të 27 Prillit të vitit 2017.

Në Gjykatë ishte kërkuar dhe prania e ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski, por ai përdori imunitetin e deputetit dhe nuk pranoi të qëndrojë në sallën e gjyqit. Mediat maqedonase raportojnë se nuk përjashtohet mundësia që gjatë ditës së enjte të kërkohet nga Kuvendit që t’i hiqet imuniteti.

Përveç Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovski, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka hapur procedurë hetimore edhe për tre persona, të cilët gjithashtu janë të dyshuar për organizim të ngjarjeve të 27 Prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të cilët sipas informacioneve jozyrtare janë ish- kryeministri Nikolla Gruevski, ish-agjenti i DSK-së, Nikolla Boshkovski. Gruevski mbetet në arrati në Budapest, kurse Boshkovski në Greqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!