Gjykata në Indi: Vdekjet për shkak të mungesës së oksigjenit janë genocid

schedule08:28 - 5 Maj, 2021

schedule 08:28 - 5 Maj, 2021

Një gjykatë në Indi tha që vdekjet e pacientëve me Covid nga mungesa e oksigjenit janë “një veprim kriminal dhe jo më pak se një gjenocid”.

Vala e dytë e pandemisë ka  shkatërruar vendin. India është përballuar me mungesa të pajisjeve mjekësore dhe një numër rekord viktimash dhe të infektuarish. Vendi ka regjistruar rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3, 780 pacientë me Covid.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në vend janë regjistruar 382, 315 raste të reja me koronavirus. Qeveria e Indisë gjithashtu po përballet me presionin për të imponuar një bllokim mbarëkombëtar në mënyrë që të mbajë në kontroll valën e dytë të Covid./abcnews.al