Gjykata Ndërkombëtare Penale: Sulmi kibernetik në shtator kishte si qëllim spiunazhin

schedule16:15 - 20 Tetor, 2023

schedule 16:15 - 20 Tetor, 2023

Gjykata Ndërkombëtare Penale njoftoi sot se sulmi kibernetik që ndodhi në shtator kishte për qëllim spiunazhin. Në deklaratën e saj, ICC me bazë në Hagë tha se ende nuk është në gjendje të përcaktojë se kush qëndron pas sulmit.

“Dëshmitë e disponueshme deri më tani tregojnë për një sulm të synuar dhe të sofistikuar që synon spiunazhin. Rrjedhimisht, sulmi mund të interpretohet si një përpjekje serioze për të minuar mandatin e Gjykatës”, thuhet në deklaratë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila mban të dhëna të rëndësishme për krimet e luftës, nuk ka bërë të ditur nëse ndonjë provë është vjedhur.

“Nëse ka të dhëna se janë prekur informacione specifike të dorëzuara në Gjykatë, të interesuarit do të njoftohen menjëherë”, thuhet në njoftim.

Prokurorët në Gjykatën Penale Ndërkombëtare po hetojnë 17 raste që përfshijnë Ukrainën, Ugandën, Venezuelën, Afganistanin, Filipinet, ndër të tjera.

Në mars, ICC lëshoi ​​një urdhër arresti ndërkombëtar kundër presidentit rus Vladimir Putin për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina. Kremlini hedh poshtë akuzat, si dhe juridiksionin e Gjykatës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!