Gjykata Ndërkombëtare Penale pas urdhër arrestit për Putinin: Keqardhje për kërcënimet

schedule19:39 - 22 Mars, 2023

schedule 19:39 - 22 Mars, 2023

Trupi legjislativ i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka thënë të mërkurën se i vjen keq për “kërcënimet” kundër tribunalit, lidhur me urdhërarrestimin që e ka lëshuar për presidentin rus, Vladimir Putin.

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, është raportuar të ketë përmendur shënjestrimin e Hagës me një raketë hipersonike, si hakmarrje për urdhrin ndaj Putinit, sipas mediave holandeze.

Moska ka thënë të hënën se ka nisur hetime penale ndaj prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, dhe disa gjyqtarëve tjerë, lidhur me vendimin “e paligjshëm” për të synuar arrestimin e Putinit për luftën në Ukrainë, shkruan REL.

Kryesia e Asamblesë së shteteve të anëtarësuara në Gjykatën Ndërkombëtare Penale – gjithsej 123 – ka thënë se ekzistojnë “kërcënime kundër Gjykatës, si dhe masa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të saj”.

Megjithatë, kjo Kryesi ka “rikonfirmuar mbështetjen e palëkundshme për Gjykatën Ndërkombëtare Penale”.

Më 17 mars, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarrestim për Putinin, nën dyshimet për dëbim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas – çka përbën krim lufte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!