Gjykata Ndërkombëtare Penale i bashkohet ekipit që heton krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë

schedule15:29 - 25 Prill, 2022

schedule 15:29 - 25 Prill, 2022

Agjencia e Bashkimit Evropian për bashkëpunimin në drejtësinë penale, Eurojust, këtë të hënë ka bërë me dije se Gjykata Ndërkombëtare Penale (IÇ) këtë të  do t’i bashkohet ekipit që heton akuzat për krime lufte në Ukrainë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se prokurorët e përgjithshëm nga Lituania, Polonia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për pjesëmarrjen e parë të gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës në një ekip hetimor, tha prokurori i IÇ-së, Karim Khan.

Me këtë marrëveshje, palët po dërgojnë një mesazh të qartë se do të ndërmerren të gjitha përpjekjet për të mbledhur në mënyrë efektive prova mbi krimet kryesore ndërkombëtare të kryera në Ukrainë dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë,” thuhet në deklaratën e Eurojust.

Ndërsa muajin e kaluar, Khan hapi një hetim mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga forcat ruse.

Ukraina, Lituania dhe Polonia nënshkruan një marrëveshje për të krijuar një ekip për të mundësuar shkëmbimin e informacionit dhe hetimin për krimet e dyshuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!