Gjykata Ndërkombëtare Penale i bashkohet BE-së për të hetuar krimet e luftës në Ukrainë

schedule17:05 - 25 Prill, 2022

schedule 17:05 - 25 Prill, 2022

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) do ti bashkohet ekipit të Bashkimit Europian për të hetuar akuzat që janë ngritur ndaj Rusisë për krime lufte në Ukrainë.

Prokurori i IÇ-së Karim Khan dhe prokurorët e përgjithshëm nga Lituania, Polonia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje sot për pjesëmarrjen e parë të gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës në një ekip hetimor, tha Eurojust, shkruan BBC.

Në deklaratën e lëshuar nga Eurojust , Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin në Drejtësinë Penale tha se përpjekja bashkëpunuese do të dërgojë “një mesazh të qartë se do të ndërmerren të gjitha përpjekjet” për të mbledhur prova dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) heton dhe ndjek penalisht kriminelët e dyshuar individualë të luftës të cilët nuk ndodhen para gjykatave të shteteve individuale.

Në fillim të marsit, kryeprokurori i ICC-së Karim Khan tha se planifikoi të hapë një hetim mbi ngjarjet në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”, pasi 39 vende kërkuan hapjen e hetimeve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!