Gjykata Kushtetuese përsëri në “ngërç” | Ilir Meta nuk zgjedh anëtarin e dytë të Kushtetueses

schedule13:34 - 7 Nëntor, 2019

schedule 13:34 - 7 Nëntor, 2019

Gjykata Kushtetuese hyn sërish në ngërc. Presidenti i Republikës, një ditë përpara se ti përfundonte afati, ka kthyer pas vakancën e tij të dytë, duke i kërkuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të pezullojë procesin.

Sic ka mësuar ABC News, në një letër prej 15 faqesh, drejtuar Kuvendit, Avokatit të Popullit dhe  KED-së, Presidenti kërkon që të respektohet radha e Kushtetutës dhe, ai të zgjedhë pasi Kuvendi të ketë votuar vakancën e vetë.

Meta shkruan më letër se : “Pa një bashkëpunim KED-President-Kuvend, ky proces nuk mund të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën.  Jam i gatshëm, si përherë, të bashkëpunoj me cdo institucion që Gjykata Kushtetuese të plotësohet sa më shpejt”,shkruhet ndër të tjera në letër./abcnews.al