Mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese përfundon në mars të vitit të ardhshëm, megjithëse ajo nuk pranon të dorëzoj mandatin ndonëse mban firmën e saj në shkresën zyrtare.
Analisti Mentor Nazarko u shpreh se pritet sesi do të veprojë Gjykata e Lartë lidhur me këtë çështje.
“ Nëse kishte këtë paqartësi mund t’i ishte drejtuar dhe më përpara. Konsiderata ime e dytë që një lloj pyetje e tillë, është qesharake, është një demostrim pafuqie. Nëse ajo qëndron është uzurpim, është konsideratë reale. Le të presim çfarë do ndodhi. Ky konflikt mbetet për tu parë se si do veproj Gjykata e Lartë do të shkojë deri ën fund të procesit, do ndalojë? “
Pedagogu dhe profesori i shkencave politike, Roland Lami u shpreh se është e rëndë që instanca që duhet të sigurojë balancën dhe kushtetueshmërinë, në vend të zgjidhi krizat, krijon kriza.
“Gjykata Kushtetuese është organi më i rëndësishëm kushtetues në vend. Nëse bie ky institucion ka rënë tërë ngrehina e shtetit. Çdo mesazh që japim ne nuk është në të mirë të besueshmërisë ndaj tij, por ai nëpërmjet akteve duhet ta forcojë besimin. Unë mora Xhaçkën, por edhe Berishën mbi mënyrën sesi bëri interpretimet.
Kjo Gjykatë ose nuk është e aftë të ngrihet në nivelin që i kërkon Kushtetuta ose është e mbytyr në interesa të ngushta që e fut shtetin në një qorrsokak. Kjo është shumë e rëndë në kuptimin e së drejtës sepse instanca që siguron balancën dhe kushtetueshmërinë në vend të zgjidh krizat, krijon kriza. Në rastin e Berishës krijon një precedent të ri duke treguar që Spak nuk ka nevojë të marrë pëlqimin e Kuvendit në rastin e detyrim paraqitjes. Në këtë rast injoron inicativën e 1/10- tës së deputetëve për të gjykuar çështjen që e paraqet pakica e Kuvendit, por vendos precedent duke detyruar Kuvendin sesi të votojë. Në rastin e tretë nuk është në gjendje të kuptojë pavarësisht se është vënë në dijeni nga Gjykata e Lartë, kërkon interpretim nga Kuvendi. Vendos në krizë etike kreun e këtij institucioni. Kjo është e rëndë për mua.” / abcnews.al