Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur tentim për puç ndaj institucioneve, raportimet se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë kryetaren e shtetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vela u shpreh se këto raportime janë realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi.
“Pretendimet se gjoja Gjykata Kushtetuese do ta “rrëzojë” Presidenten, është synim perfid për t’i bërë presion Gjykatës dhe për të krijuar huti në publik. GjK është institucion i pavarur, e cila ka detyrim të qartë ligjor për të ruajtur integritetin e vendimmarrjes gjyqësore. E kemi plotësisht të qartë se dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhen në listën e zezë të ShBA-ve.
Çfarëdo skenari eventual për të shkaktuar kriza institucionale në Kosovë dhe për ta nxjerrë nga binarët procesin e dialogut (në veçanti për ta parandaluar zbatimin e nenit 4, të marrëveshjes), është vetëm skenar i vetë Serbisë. Pra, kjo është përpjekje për ndikim të vendimmarrjes gjyqësore dhe tentim puç ndaj institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës, dhe si e tillë do të dështojë”, shkroi Vela në Twitter.
Pretendimet se gjoja Gjykata Kushtetuese do ta “rrëzojë” Presidenten, është synim perfid për t’i bërë presion Gjykatës dhe për të krijuar huti në publik. GjK është institucion i pavarur, e cila ka detyrim të qartë ligjor për të ruajtur integritetin e vendimmarrjes gjyqësore.
1/4— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 30, 2023
Veton Berisha dhe Albert Kinolli, nga komunitetet egjiptian dhe rom po pretendojnë se mandatet e tyre janë marrë nga disa shkelje të mëdha në zgjedhjet e fundit të përgjithshme. Sipas tyre, Iniciativa Rome ka arritur t’ua zë vendin në Kuvend me ndihmë të votave të serbëve të instruktuar nga Lista Serbe. Ky proces gjyqësor u raportua se mund ta rrëzojë Vjosa Osmanin nga pozita e presidentes, pasi ajo është zgjedhur edhe me votat e deputetëve nga Iniciativa Rome./abcnews.al