Gjykata kërkon 150 mijë euro për lirimin e 8 peshkatarëve britanik në Francë

schedule13:25 - 31 Tetor, 2021

schedule 13:25 - 31 Tetor, 2021

Gjykata franceze ka kërkuar shpërblim prej 150 mijë euro për lirimin e 8 peshkatarëve britanik të kapur në portin Le Havre.

Anija skoceze akuzohet se nuk ka një licencë të vlefshme për të peshkuar në ujërat franceze.

Kapiteni i saj i paidentifikuar është akuzuar për akte të peshkimit të paautorizuar në det në ujërat e kripura detare franceze dhe është urdhëruar të paraqitet në gjykatë gushtin e ardhshëm. Ai përballet me 75 mijë euro gjobë.

Sipas Daily Mail, pronarët e Macduff Shellfish Company janë urdhëruar të paguajnë shumën para se varka e konfiskuar të lirohet.

Firma këmbëngul se anija kishte licencën e duhur dhe po përdoret si një tjetër peng në grindjen mes Francës dhe Britanisë së Madhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!