Gjykata jep vendimin për trafikantët e drogës që blinin votat me naftë

schedule11:03 - 25 Qershor, 2021

schedule 11:03 - 25 Qershor, 2021

Gjykata e Posaçme këtë të premte ka dhënë vendimin për dy trafikantët njëkohësisht të akuzuar për korrupsion në zgjedhje shtetasit Agustin Selimi dhe Pëllumb Lekaj.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Agustin Selimin, pasi e njëjta masë i është dhënë edhe nga Gjykata e Tiranës për akuzën e trafikut të narkotikëve, ndërsa Pëllumb Lekaj do vazhdoj të hetohet ne “Arrest në burg” për trafik të narkotikëve.

LEXO EDHE: Po përgjoheshin për drogë, si ranë hetuesit në gjurmët e trafikantëve që blinin votat me naftë

Dy të akuzuarit u kapën në 29 prill me 10 kilogramë kanabis duke tentuar ta trafikonin drejt Greqisë.

Hetimet për trafikun e narkotikëve nxorën në përgjime edhe fakti  se këta persona kanë qenë të implikuar edhe në shit-blerjen e votave, kryesisht në Shkodër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!