Gjykata japoneze dënon me varje “vejushën e zezë”

schedule12:47 - 7 Nëntor, 2017

schedule 12:47 - 7 Nëntor, 2017

Një gjykatë japoneze ka dënuar me varje një 70-vjeçare, të njohur me nofkën “vejuzha e zezë”. Ajo u shpall fajtore për vrasjen me cianur të 3-ish partnerëve të saj. Vrasjet i kryente për të përfituar nga siguracionet për jetën.

Kjo 70-vjeçare japoneze quhet Çisako Kakehi. Njihet ndryshe si “vejusha e zezë”. Një nofkë që i përshtatet pasi ashtu si ai lloj merimange ka vrarë 3 ish-bashkëshortët e saj dhe ka tentuar të vrasë të katërtin.

Për këto vrasje, ajo është dënuar me varje nga një gjykatë japoneze.

Gjykimi i Chisako Kakehi u hap në fund të qershorit në Kioto dhe ka mbajtur vendin me frymë pezull gjatë këtyre muajve deri në dhënien e vendimit. Sipas prokurorisë, ajo përdorte cianid për të hequr qafe burrat e saj dhe për  më shumë se dhjetë vjet kishte grumbulluar  një pasuri të vlerësuar rreth 7,6 milionë euro nga sigurimi i jetës, pronës dhe depozitat bankare të përfituara si rezultat i vdekjeve të ish-bashkëshortëve.

Kakehi sipas shtypit zgjidhte bashkëshortët shpesh të moshuar ose të sëmurë, të pasur dhe pa fëmijë. Për të arritur në këto bashkëjetesa ajo ndonjëherë përdorte edhe agjencitë e martesave. Por jo cdo gjë ecte sipas planeve të së ashtuquajturës “vejusha e zezë”, pasi ajo humbi shumë nga pasuria e saj për shkak të investimeve të rrezikshme financiare, ndërsa në nëntor 2014 u arrestua.

Ndërsa avokatët e saj argumentuan se ajo nuk ishte fajtore, znj Kakehi, i cili kishte heshtur në fillim të gjyqit të saj,  befasoi gjykatën duke pranuar më vonë vrasjen e bashkëshortit të saj të katërt në vitin 2013, ndërsa njërin nga bashkëshortët që kishte patur para tij nuk ia kishte dalë ta vriste./abc news

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!