Gjykata “izolon” Rubiales, ish-Presidenti duhet të qëndrojë 200 metra larg nga Jenni Hermoso

schedule19:56 - 15 Shtator, 2023

schedule 19:56 - 15 Shtator, 2023

Një gjykatës ia ka ndaluar të premten ish-shefit të futbollit spanjoll, Luis Rubiales, t’i afrohet më shumë se 200 metra futbollistes Jenni Hermoso, me prokurorët që kishin kërkuar këtë urdhër kufizues ndaj ish-Presidentit të Federatës në gjykatën e Madridit, e cila e shqyrtoi një ankesë penale për sulm dhe detyrim seksual.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes, “BBC”, pasi doli për herë të parë para gjykatës, Rubiales e mohoi se e kishte sulmuar seksualisht Hermoson duke e puthur në buzë, kur Spanja e fitoi Kupën e Botës për gra muajin e kaluar, me avokati i Hermoso që ngul këmbë se “puthja nuk u bë me pajtueshmëri dypalëshe”.

Rubiales ka dhënë dorëheqjen si President i Federatës së Futbollit të Spanjës në fillim të kësaj jave, dhe u paraqit në një seancë të mbyllur gjyqësore të premten për t’i mohuar dy akuzat penale.

Gjykatësit Francisco de Jorge iu kërkua t’ia ndalojë ish-Presidenti të Federatës t’i afrohet më shumë se 500 metra futbollistes, apo të flasë me të, me ish-“numrin 1” të futbollit në Spanjë, që u pajtua për urdhrin, por vendosi që masa të jetë 200 metra, duke shtuar, po ashtu, se Rubiales nuk duhet ta kontaktojë lojtaren gjatë kohës së hetimeve.

Spanja e fitoi Kupën e Botës së grave në Australi më 20 gusht, por suksesi historik i ekipit të grave u la nën hije pas veprimeve të Rubialesit gjatë festës së ekipit pas përfundimit të ndeshjes.

Federata nuk ka mundur ende ta zgjidhë problemin e bojkotimit të ekipit kombëtar nga vajzat, një javë para ndeshjes së ardhshme, dhe 39 futbollistet e kanë nënshkruar një letër në të cilën njoftuan se ndryshimet e bëra nga federata e futbollit “janë të pamjaftueshme të futbollistet të ndihen të sigurta”.

Hermoso, ndërkohë, pas incidentit në gusht u shpreh për mediat se u ndje sikur u sulmua nga Rubiales.

“U ndjeva e cënuar dhe viktimë e një sulmi, një veprimi impulsiv dhe maskulinor; një veprimi të pavend me asnjë lloj pajtimi nga ana ime. Thjesht, unë s’u respektova”,- tha kapitenia e Kombëtares së femrave. /REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!