Gjykata italiane liron nga burgu Moisi Habilajn

schedule09:13 - 29 Maj, 2020

schedule 09:13 - 29 Maj, 2020

Ka lënë qelinë e burgut në Itali Moisi Habilaj. Gjykata e Apelit e Katanias pranoi kërkesën për modifikimin e masës së paraburgimit të paraqitur nga mbrojtësit, avokatët Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni.

Mediat italiane raporojnë se Mosi Habilaj nuk do të kthehet në Shqipëri, “arrestin shtëpiak” do e kryejë në Itali, në San Michele di Ganzaria ku jeton një anëtar i familjes se tij.

Habilaj u dënua në shkallë të parë me 15 vjet dhe 5 muaj burg, si kreu i bandës së Habilajve, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ky vendim mbylli kapitullin e parë gjyqësor që rezultoi nga hetimi ‘Rosa dei Venti’, ku ai ishte akuzuar së bashku me vëllain e tij Florian Habilaj si kreu i një grupi trafikantësh që kishin trafikuar nga Shqipëria në Sicili, drogë me vlerë 20 milionë euro.

Grupi kryente trafikun e drogës kryesisht nga deti me anë të peshkarexhave. Kur mbërrinte në Itali droga i shitej disa klaneve mafioze në provincat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës.

Moisi Habilaj, ndodhej në qeli që nga fundi i 2017. Habilaj është përfolur për lidhje farefisnore me ish-ministrine  Brendshëm Saimir Tahiri. /abcnews.al