Gjykata i rrëzon kërkesën, Tirja mbetet pas hekurave

schedule11:59 - 25 Maj, 2021

schedule 11:59 - 25 Maj, 2021

Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Tire Alldervishit për zëvendesim të masë së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë.

Sanitarja Alldervishi u arrestua pas denoncimit nga emisioni Stop se kishte marrë një shume prej 8 milion lekësh nga vajza e një pacienteje të sëmurë me Covid, e cila më pas ndërroi jetë.

Vajza e pacientes publikoi edhe disa mesazhe tronditëse ku Alldervishi i kërkonte paratë ose i thoshte të gjente dikë tjetër më të lirë.

Pas kësaj ngjarje Prokuroria e Tiranës ka shtrirë hetimet edhe mbi personelin mjekësor të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”. Hetimet sollën edhe arrestimin e disa infermiereve, por më pas u lanë të lira. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!