Gjykata i dha lirinë, këto janë krimet e tmerrshme të vrasesit të Falcones

schedule15:11 - 1 Qershor, 2021

schedule 15:11 - 1 Qershor, 2021

Pas 25 vitesh burg, drejtësia italiane liroi nga burgu  mafiozin  Giovanni Brusca, 64 vjeç, i cili ishte dënuar me 26 vite burg. Për shkak të sjelljes së tij të mirë dhe bashkëpunimit me autoritetet gjyqësore, ai u liria një vit para se të vuante të gjithë dënimin.

Sipas APE – MPE, mafiozi Brusca kishte aktivizuar një pajisje që shkaktoi shpërthimin që i mori jetën gjykatësit Giovanni Falcone, gruas së tij dhe oficerëve të policisë që po i mbronin ata, në 1992 në Siçili.

Një vit më vonë, ai rrëmbeu  dhe vrau djalin 13-vjeçar të mafiozit Santino Di Matteo.  Brusca dhe bashkëpunëtorët e tij vranë Giuseppe Di Matteo  dhe dogjën trupin e tij me  acid, duke tronditur të gjithë Italinë, raporton abcnews.al

Në të njëjtën kohë, në 1993, ai vendosi eksplozivë në qendër të Romës, Milanos dhe Firences. Si pasojë e shpërthimeve humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 106 të tjerë. Qëllimi i krimit të organizuar ishte presioni mbi shtetin italian për të liruar nga burgu mafiozët më të rrezikshëm.

Lirimi nga burgu i njërit prej mafiozëve më të rrezikshëm ka shkaktuar një sërë reagimesh në të gjithë Italinë. Sipas mediave, ulja e dënimit është gjithashtu për faktin se ai bashkëpunoi me drejtësinë, duke zbuluar sekrete të rëndësishme të Cosa Nostra.

 

“Ky është një lajm që dhemb, por është  çfarë ka vendosur  ligji.” Dhe  duhet respektuar, “tha Maria Falcone, motra e Giovanni Falcone, simboli  i luftës kundër mafies.

“Por policia dhe pushteti gjyqësor duhet ta monitorojnë atë nga afër në mënyrë që ata të jenë të sigurt se ai nuk do të fillojë të kryejë krime përsëri,” tha ajo.

Oficeri i policisë Luciano Traina, i cili ishte i përfshirë në arrestimin e Brusca në 1996,  tha për La Repubblica: “Unë kurrë nuk do ta harroj fytyrën e tij ditën kur e arrestuam. Ai po fliste në telefon dhe nuk dihet çfarë urdhrash po përgatitej të jepte.” Personalisht, nuk mund ta fal, sepse besoj se ai ende nuk i ka zbuluar të gjitha sekretet që dinte “.

Kryebashkiaku i Romës, Virginia Raji, në një postim në rrjetet sociale tha: “A u la i lirë? Ky është turp dhe padrejtësi për të gjithë vendin.

“Ne jemi gjithmonë në anën e viktimave dhe atyre që luftuan kundër mafies “./abcnews.al