Një gjykatë holandeze ka marrë vendimin duke dënuar në mungesë sulmuesin aktual të Spartak Moskës, Quincy Promes, me 1 vit e gjysmë burg për agresionin që ai kreu në vitin 2020, duke goditur me thikë kushëririn e tij.
Sipas “RTL”, Promes do të apelojë vendimin. Lojtari 31-vjeçar holandez aktualisht jeton në Moskë dhe mendohet se nuk do të kthehet në Holandë.
Promes gjithashtu është akuzuar në muajin maj për importin e disa qindra kilogramëve kokainë përmes portit belg të Antwerp në vitin 2020./h.ll/abcnews.al