Gjykata gjermane dënon një sirian për krime kundër njerëzimit

schedule15:28 - 13 Janar, 2022

schedule 15:28 - 13 Janar, 2022

Një gjykatë gjermane ka dënuar një ish-zyrtar të policisë sekrete të Sirisë për krime kundër njerëzimit, për shkak se ai kishte mbikëqyrur abuzimin e të arrestuarve në një burg në afërsi të Damaskut një dekadë më parë.

Vendimi i së enjtes konsiderohet historik dhe është pritur për një kohë të gjatë nga sirianët që kanë vuajtur nga abuzimet apo që kanë humbur familjarët e tyre nën regjimin e Qeverisë së Bashar al-Assadit.

Gjykata shtetërore e Koblenz tha se Anëar Raslan ishte zyrtar i lartë, që kishte nën mbikëqyrje ndërtesën në qytetin Douma, të njohur si Al Khabit, ku mbaheshin protestuesit opozitarë.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm. Mediat gjermane raportuan se avokatët e të dënuarit, javën e kaluar kërkuan që gjykata të hedhë poshtë akuzat ndaj klientit të tyre, duke argumentuar se ai asnjëherë personalisht nuk kishte torturuar askënd dhe kishte dezertuar në fund të vitit 2012.

Prokurorët gjermanë pohuan Raslan kishte mbikëqyrur “torturat sistematike dhe brutale” të më shumë se 4,000 të burgosurve në periudhën prill 2011 dhe shtator 2012. Sipas prokurorëve, nga torturat vdiqën dhjetëra persona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!