Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjykata federale dënon me burg të përjetshëm ekstremistin që vrau politikanin gjerman

schedule15:47 - 28 Janar, 2021

schedule 15:47 - 28 Janar, 2021

Gjykata e Frankfurtit i ka dhënë dënimin maksimal Stefan Ernst për vrasjen me gjakftohtësi të Uolter Lubke, përfaqësuesit pro emigrantë të partisë konservatore të kancelares Merkel.

Dënimi me burgim të përjetshëm u dha për të kufizuar uljen e dënimit. Autori i vrasjes do të qëndrojë në qeli minimalisht 15 vjet. Gjithashtu u dënua gjithashtu dhe Markus Hartmann, tjetër ekstremist i të djathtës por vetëm se ka shkelur ligjin për armëmbajtje.

Kjo vrasje me paramendim është krimi i parë politik kundër një politikani nga ekstremi i djathtë në më shumë se 60 vite.



Përfaqësuesi politik i qendrës së djathtë u vra me armë zjarri nga Ernst, i cili e pranoi krimin, në vitin 2019. Lübke kishte jetuar në Kesel dhe mbante hapur një qëndrim pro emigrantëve, sidomos sirianëve, dhe u kthye në një objektiv për kritikat ksenofobe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!