Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e mashtrueses amerikane 

schedule11:50 - 15 Tetor, 2021

schedule 11:50 - 15 Tetor, 2021

Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin e amerikanes Lyda Jolanda Harris, e vënë në pranga në gusht të këtij viti.

Ka qenë vetë shtetasja amerikano-kanadeze që nëpërmjet avokatit Arben Prenga, që kërkoi ekstardimin. Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritetet amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë. Sipas hetimeve, Harris është e përfshirë në skemë mashtrimi të qytetarëve, duke i kërkuar vlera monetare me pretendimin se do ndihmonin të afërm të tyre të sëmurë.

Gruaja u ndalua nga policia, teksa planifikonte të largohej drejt Gjermanisë, e prej andej në Kanada, ku ka qytetin e lindjes dhe familjen. Ajo si pjesë te një organizatë kriminale me qëllim mashtrimin./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!