Gjykata e Tiranës jep masat e sigurisë për biznesmenët që vodhën shtetin përmes TVSH-së

schedule11:58 - 1 Tetor, 2022

schedule 11:58 - 1 Tetor, 2022

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për  7  biznesmenët e arrestuar për aferën me faturat fiktive. Katër prej tyre janë lënë në burg, dy arrest shtëpie dhe një detyrim paraqitjeje.

Gjykata ka vendosur vazhdim të masës arrest me burg për personat nën hetim Amarildo Xhuvan Hasrama, Besim Reshit Ruçi, Bledar Gupe dhe  Ajet Aluku.

Zëvendësim të masës së sigurisë arrest me burg ndaj Bledar Vasif Gupes me masën arrest në shtëpi.

Zëvendësim të masës së sigurisë arrest me burg ndaj Xhersi Riza Sulaj, me masën arrest në shtëpi.

Për Anxhelo Ruçin është caktuar  detyrim paraqitjeje. 

Po ashtu gjykata ka vendosur arrest në burg dhe për Nelit Miholën, i cili është në kërkim.

Kompanitë e biznesmenëve të marrë  nën hetim  kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor.

Kompanitë kanë vjedhur shtetin nëpërmjet skemave të mashtrimit me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, duke prerë fatura fiktive me vlerë rreth 11 mln euro, për të cilat shteti i ka kthyer mbrapsht 2.8 milionë euo.

 Kompanitë  dhe emrat e  pronarëve që kanë lëshuar fatura fiktive

  1. NO.EL. CONSTRUCSION – Massimiliano Carli –
  2. GS CONTRUCTION – Erigers Muça
  3. F A M CONSTRUCTION – MAURO GUADAGNOLI
  4. Saimir Sulaj – TIRANA UNIVERSAL CONSTRUCTION
  5. Vjollca Lame – GLOB CONSTRUCTION
  6. Fredi 2021 – Alfred Dumi
  7. XHERSI 2021 – Xhersi Sulaj
  8. ALUKU GRUP – Roada Ujka
  9. JOAM – Ajet Aluku
  10. MIHOLA – Nelit Mihola
  11. E.L 2020 Construction – Gëzim Jonuzaj
  12. Xh Hasrama – Amarildo Hasrama
  13. PRIAM 2 – Besim Ruçi

Faturat fiktive nga skema e mashtrimit të kompanive janë janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF, afërsisht 300,000,000 lekë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e TF.

/abcnews.al/