Gjykata e shpalli të pafajshëm, prokuroria e çon Bashën në Apel

schedule19:00 / 27/01/2020

Prokuroria ka vendosur që të ankimojë vendimin e Gjykatës së Tiranës që i dha pafajësinë kreut të opozitës Lulzim Basha, ish-zyrtarëve Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, që akuzoheshin për falsifikim të formularëve.

Gjatë seancës paraprake gjyqtari Lazer Sallaku rrëzoi akuzat e prokurorisë me argumentin se nuk gjenden elementë të veprës penale.

Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi akuzoheshin nga prokuroria për një kontratë lobimi prej 675 mijë dollarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes kompanisë “Biniatta Trade”.

Por sipas gjykatës ka rezultuar se PD nuk ka pasur kontratë me këtë kompai. Gjithashtu prokuroria nuk arriti të siguronte as dëshminë e lobistit Nik Muzin që konsiderohej si provë kyçe në këtë proces. /abcnws.al

schedule19:00 / 27/01/2020