Gjykata e Shkupit ka ngrirë 69 prona të VMRO-DPMNE në Maqedoni, përfshirë edhe selinë qendrore të partisë më të madhe opozitare. Pronat janë ngrirë me kërkesë të Prokurorisë Speciale pasi janë të përfshira në një hetim.
“Me këtë masë ndalohet shitja e pronave konkrete, dhe ndalohet edhe dhënia me qira”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Këto veprime u ndërmorën në kuadër të rastit “Tallir”. Prokuroria dyshon se disa nga këto prona mund të shiten pas mbarimit të procedures. Rasti Tallir ka të bëjë me financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së dhe pastrimin e parave nga kjo parti. të dyshuar në këtë rast janë shumë ish funksionarë të lartë në partisë opozitare, përfshirë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski./abcnews.al