Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK për hetimet ndaj Fatos Lulos

schedule15:07 - 16 Shtator, 2021

schedule 15:07 - 16 Shtator, 2021

Nga Ermal Vija

Prokuroria e Posaçme nuk ka bindur dot gjykatën për të nisur gjykimin ndaj ish-anëtarit të gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo që akuzohet për fshehje dhe mos deklarim pasurie.

Në seancën  paraprake të së enjtes, SPAK  kërkoi që dosja në ngarkim të Lulos të shkojë për gjykim, por togat e zeza urdhëruan prokurorët që të kryejnë veprime të tjera hetimore duke caktuar një ekspert financiar të pavaruar për të analizuar pasurinë e Lulos.

Sipas SPAK, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo ka fshehur dhe nuk ka deklaruar një dyqan në rrugën e Durrësit me sipërfaqe 172 metra katror që është vënë nën sekuestro.

Në gusht të këtij viti, prokuroria mbylli hetimet ndaj Lulos me akuzën e mosdeklarimit dhe fshehje të pasurisë.

Nga hetimet ka rezultuar se, Lulo ka mungesë të ardhurash financiare për krijimin e pasurisë.

Nga ana tjetër ish-gjyqtari përmes avokatit të tij mbrojtës, pretendoi se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se pasuritë e tij janë krijuar me burime të ligjshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!