Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Carën, bashkëshortin e gjyqtares Mimoza Margjeka të arrestuar për korrupsion.
Gjykata vendosi masën e “arrestit shtëpiak” për Carën. Masa është ndryshuar për shkak të arsyeve shëndetësore, pasi mbrojta ka paraqitur prova që Cara është i sëmurë.
Gazetarja e ABC Glidona Daci raporton se sipas Prokurorisë Cara akuzohet se mori një shumë prej 6 mijë euro, duke ia dhënë bashkëshortes së tij, për të ndryshuar masën e sigurisë për një person të arrestuar për trafik klandestinësh.
Më herët Gjykata ka ndryshuar edhe masën e sigurisë për Margjekën nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.
/abcnews.al/