Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish gjyqtarit

schedule13:00 - 13 Prill, 2022

schedule 13:00 - 13 Prill, 2022

Gjykata e Posaçme këtë të mërkurë ka kthyer për hetime të mëtejshme pranë  SPAK dosjen e gjykimit ndaj ish gjyqtarit kushtetues Fatos Lulo.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se gjyqtarja paraprake Flora Hajredinaj është shprehur se hetimi i bërë deri më tani ka shumë mangësi.

Ndërkohë kujtojmë se pak muaj më parë, SPAK i sekuestroi pasurinë Lulos, pasi nga deklaratat dhe të dhënat që ai ka paraqitur nuk e justifikon atë.

SPAK vendosi sekuestro ndaj Lulos, një dyqan me sipërfaqe 172m2, i cili ndodhet në Rrugën Durrësit në Kryeqytet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!