Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin, mjeku Prifti i pezulluar nga detyra edhe për 3 muaj

schedule13:51 - 1 Qershor, 2021

schedule 13:51 - 1 Qershor, 2021

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për mjekun Edvin Prifti. Togat e zeza vendosën të lënë ën fuqi pezullim nga detyra edhe për tre muaj të tjerë.

Kujtojmë se kardiokirurgu Edvin Prifti akuzohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK për dy vepra penale, korrupsion dhe pastrim parash. Emri i tij u përmend nga sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.

Kjo e fundit bisedonte në telefon me një të afërmen e saj teksa përmendte emrin e kardiokirurgut Edvin Prifti që t’i jepte shumën prej 2 mijë eurosh për të për të operuara të ëmën pa radhë. Por në dosjen e SPAK nuk ka asnjë bisedë të përgjuar të mjekut.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar ka vendosur sekuestrimin pasurive të tij. GJKKO vendosi sekuestro mbi llogaritë rrjedhëse dhe subjekteve tregtare në pronësi të Priftit që kapin vlerat e 51.479.368 Lek dhe 177.497 Euro. Sipas SPAK ai kishte ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale me qëllim shmangien e tatimeve, duke depozituar para në llogari në banka të ndryshme të nivelit të dytë.

Prifti u arrestua në sallën e gjyqit pasi në banesën dhe zyrën e tij u gjet një shumë prej rreth 50 milionë lekësh, që sipas tij janë krijuar nga burime të ligjshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!