Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Moisi Habilaj, 10 vite burg/ GJKKO dënon grupin e trafikut të drogës

schedule11:26 - 28 Janar, 2026

schedule 11:26 - 28 Janar, 2026

Pasi Apeli prishi vendimin dhe ktheu ceshtjen ne rigjykim, Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg Moisi Habilaj, të njohur si kushëriri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Habilaj përfiton zbritjen e dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe në këtë mënyrë dënohet përfundimisht me 10 vite heqje lirie.

Habilaj akuzohet për Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal”, në dy episode, një prej tyre mbetur në tentativë dhe grup i strukturuar kriminal.



GJKKO ka pushuar ndërkohë akuzën për grup të strukturuar kriminal ndaj Nazer Seitit me argumentin se ndjekja penale ndaj tij sipas gjykatës nuk duhej të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë është gjykuar për të njëjtin fakt penal.

Por është dënuar për trafikim narkotikësh me 8 vite heqje lirie.

Për Fatmir Minaj e Maridian Sulaj u pushua akuza për të dyja veprat duke iu hequr masa e arrestit në burg me të njëjtin argument.

Çështja u rigjykua pasi Apeli i Posaçëm prishi vendimin e Shkallës të vitit 2021 që dënoi me 15 vite Moisi Habilajn, si dhe  me nga 13.6 vite secili, Nazar Saiti, Fatmir Minaj dhe Marian Sula.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!