Gjykata e Lartë shpall kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor

schedule16:45 - 10 Shtator, 2021

schedule 16:45 - 10 Shtator, 2021

Gjykata e Lartë ka shpallur zyrtarisht listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Konkretisht nga Gjykata e Lartë kandidatët janë Asim Vokshi dhe Klodian Kurushi, ndërsa nga Gjykata e Apeleve, -Vojsava Osmanaj – Gjykata e Apelit Shkodër -Ridvan Hado – Gjykata e Apelit Tiranë, nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore: -Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë -Irena Plaku – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

Prej këtyre, 6 (gjashtë) anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

Njoftimi: 

Në mbështetje të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe në përfundim të procesit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:

Nga Gjykata e Lartë:

-Asim Vokshi

-Klodian Kurushi

Nga Gjykatat e Apeleve:

-Vojsava Osmanaj – Gjykata e Apelit Shkodër

-Ridvan Hado – Gjykata e Apelit Tiranë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

-Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

-Irena Plaku – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

Prej këtyre, 6 (gjashtë) anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!