Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri i cili ka kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm në 26 qershor për të kthyer dosjen në ngarkim të tij për rigjykim në Shkallën e Parë.
Ish-ministri Tahiri dhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës i kërkojnë Gjykatës së Lartë të prishë vendimin e Apelit dhe të pushojë çështjen ndaj tyre. Relator i këtij procesi në Gjykatën e Lartë do të jetë gjyqtari Ilir Panda.
Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, pasi sipas saj ai u dënua për një vepër, për të cilin nuk është akuzuar.
Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, Prokuroria është kontradiktore në konstatimet e saj, pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për “kultivim narkotikësh”. Po ashtu thuhet ndër të tjera se Tahirit dhe Jaeld Çelës nuk iu dha mundësia të mbroheshin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”./mv. abcvews.al