Gjykata e Lartë regjistron rekursin e Adriatik Lallës, hidhet shorti për relatorin e çështjes

schedule10:27 - 27 Nëntor, 2021

schedule 10:27 - 27 Nëntor, 2021

Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe me anë të shortit, gjyqtari Ilir Panda është përcaktuar relator i çështjes.

Ende nuk ka një datë për shqyrtimin e pretendimeve të Llallës i cili kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë me 2 vite burg.

Ish kryeprokurori ndodhet në arrati që pas shpalljes së vendimit nga Apeli, ndërsa më herët ka kërkuar nga arratia që dënimi i tij me burg të mos ekzekutohej, kërkesë e rrëzuar nga Gjykata. /Abcnews.al