Gjykata e lartë refuzon kthimin e 21 vjecares britanike: Cënon sigurinë kombëtare

schedule08:14 - 27 Shkurt, 2021

schedule 08:14 - 27 Shkurt, 2021

Shamima Begum, një shtetase britanike e cila u largua nga Mbretëria e Bashkuar drejt shtetit islamik në Siri, nuk do të lejohet të kthehet në shtëpi.

BBC ka njoftuar se, Gjykata e lartë britanike ka vendosur të refuzoj kërkesën e 21 vjeçares, për t’u kthyer nga kampi sirian me argumentin se lejimi i saj për t’u kthyer, “do të krijonte rreziqe të konsiderueshme të sigurisë kombëtare”.

Shamima Begum, 21 vjeçe, iu bashkua grupit terrorist të Isis-it që kur ishte adoleshente në vitin 2015.

Ajo aktualisht është në një kamp të kontrolluar nga rojet e armatosura në veri të Sirisë. 21 vjeçares i është marrë pasaporta britanike në kohën kur ajo iu bashkua shtetit islamik.

Më pas ajo hapi një proces gjyqësor për t’u kthyer në Britani dhe për të kundërshtuar vendimin e heqjes së nënshtetësisë. Shamima Begum kërkoi falje për gjithçka kishte ndodhur, por autoritetet britanike kanë qenë të kujdesshme, duke i dhënë më tepër rëndësi, çështjes së sigurisë kombëtare.

Gjykata Supreme vendosi përfundimisht se Shamima Begum mund të vazhdojë betejën e saj ligjore, për të rimarrë shtetësinë e saj, por jo nga Britania./abcnews.al