Gjykata e Lartë pranon rekursin e SPAK për Luan Dacin

schedule14:59 - 19 Shtator, 2020

schedule 14:59 - 19 Shtator, 2020

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e SPAK për çështjen e gjyqtarit të KPA, Luan Daci.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci, Gjykata e Lartë shqyrtoi në Dhomë Këshillimi rekursin e SPAK dhe vendosi pranimin, për ta kaluar çështjen në gjykim.

SPAK bëri rekurs kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që i hoqi gjyqtarit Daci masën e sigurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë që kishte pezulluar Luan Dacin nga detyra. Ndërkohë,  SPAK kërkon që t’i rikthehet gjyqtarit Luan Daci masa “pezullim nga ushtrimi i detyrës”.

Daci u pezullua pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për “Falsifikim Dokumentash”.

Sipas SPAK ai ka fshehur shkarkimin nga detyra për paaftësi në punë në vitin 1997.

gv / abcnews.al