Gjykata e Lartë tërheq amnistinë për liderin katalanas Puigdemont

schedule15:07 - 1 Korrik, 2024

schedule 15:07 - 1 Korrik, 2024

Gjykata e Lartë e Spanjës ka refuzuar të japë amnisti për liderin katalanas Carles Puigdemont, duke mbajtur në fuqi një urdhër arresti kundër tij.

Vendimi është marrë pas shqyrtimit të raporteve  të prokurorisë dhe mbrojtjes për zbatueshmërinë e amnistisë për krimet e ndryshme të përfshira në masën e faljes.

Përveç Puigdemont, mes të pandehurve është edhe lideri i së Majtës Republikane të Katalonjës (ERC) Oriol Junqueras.  Vendimi i Gjykatës së Lartë e ndërlikon kthimin e mundshëm të Puigdemont në Spanjë për momentin.

Ish-presidenti, aktualisht në mërgim në Belgjikë, rrezikon të arrestohet nëse do të kthehej në Spanjë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!