Gjykata e Lartë e Izraelit filloi të martën të dëgjojë argumentat kundër ndryshimeve në sistemin gjyqësor të miratuara nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu, që kanë përçarë vendin, kanë shkaktuar protesta masive dhe kanë shqetësuar aleatët e Izraelit.
Të 15 anëtarët e gjykatës janë të pranishëm në seancë, e para e këtij lloji në historinë e gjykatës më të lartë të Izraelit.
Ndryshimet kufizojnë kompetencat e gjykatës për të rrëzuar vendimet e qeverisë, nëse gjykata i konsiderohen vendimet si të paarsyeshme. Qeveria e kryeministrit Netanjahu thotë se ndryshimet janë të nevojshme për të parandaluar ndërhyrjet në politikë të gjyqtarëve të pazgjedhur.
Kundërshtarët thonë se ndryshimet do të eliminonin një nga garancitë kryesore për balancën e pushteteve.
Ndryshimet e propozuara kanë shkaktuar protesta masive, të pashembullta në Izrael. /VOA
Disa informacione për këtë lajm janë marrë nga AP, AFP dhe Reuters