Gjykata e Lartë hap aplikimet për tre vendet vakante për anëtarë të Kushtetueses

schedule09:31 - 3 Qershor, 2021

schedule 09:31 - 3 Qershor, 2021

Gjykata e Lartë ka hapur aplikimet për tre vendet vakante për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Lartë njofton se për tri thirrjet ka rezultuar paraqitja e një numri të pamjaftueshëm të kandidaturave, gjë e cila është bërë shkak për moszhvillimin e procedurave të mëtejshme nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me qëllim plotësimin e vendeve vakante të Kushtetueses nga GJL.

Një prej vendeve vakant është ai i gjyqtares Vitore Tushës, të cilës i mbaroi mandatin 9-vjeçar. Po ashtu vakant është edhe vendi i Fatmir Hoxhës, i cili u shkarkua në vitin 2018, si dhe i Gani Dizdarit, që u shkarkua në vitin 2019. /abcnews.al/