Gjykata e lartë amerikane: Trump të dorëzojë deklarimin fiskal pas zgjedhjeve të nëntorit

schedule15:55 - 10 Korrik, 2020

schedule 15:55 - 10 Korrik, 2020

Gjykata e lartë amerikane ka vendosur se presidenti amerikan Trump duhet të dorëzojë deklaratat fiskale por pas zgjedhjeve të muajit nëntor. Por kongresi amerikan nuk do të ketë të drejtë të shohë këto dokumente. Kreu i shtëpisë së bardhë e cilësoi këtë si një persekutim.

Presidenti amerikan Donald Trump nuk mund të bllokojë hetimet e prokurorisë së New York-ut për sekretet e tij fiskale dhe financiare. Vendimi është marrë nga gjykata e lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila u shpreh për herë të parë për këtë çështje që ka të bëjë me taksat. Me këtë vendim kufizohet për herë të parë dhe pushteti presidencial, njësoj si në 1974 kur Richard Nixon u detyrua të dorëzojë regjistrimet e Watergate.

Vendimi u miratua me shtatë vota pro dhe dy kundër. Befasi ishin dy gjykatës të emëruar nga vetë Trump të cilët votuan kundër imunitetit absolut të presidentit dhe kundër përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për të ndaluar hetimet.

Por gjithashtu gjykata vendosi se kongresi amerikan nuk mund të ketë akses tek këto dokumente fiskale. Një fitore e pjesshme kjo për Trump pasi nënkupton se sekretet e përmbajtura në tetë vite dokumente fiskale nuk do të mund të bëhen publike para zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!