Gjykata e “kyç” 40 ditë në burg, drejtori mohon akuzat: S’i kam ngacmuar nxënëset, kurth

schedule12:56 - 9 Nëntor, 2021

schedule 12:56 - 9 Nëntor, 2021

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë 40 ditë burg për drejtorin e shkollës në Pogradec që u arrestua dhe pezullua nga detyra me akuzën e ngacmimit të dy nxënëseve të shkollës.

Gjykata i ka lënë prokurorisë afat 40 ditë për të plotësuar dosjen me akuzat për Adriatik Haxhillarin, drejtor i shkollës 9-vjeçare “Demokracia” në Stropckë të Pogradecit. Haxhillari nuk i ka pranuar akuzat që janë ngritur kundër tij duke i mohuar.

Jashtë kamerave familjarët janë shprehur se Adriatik Haxhillarit i kanë ngritur kurth nxënëset. “Ai është i pafajshëm, e kanë futur vajzat (nxënëset) në kurth” thanë disa prej familjarëve jashtë kamerave. Adriatik Haxhillari akuzohet se u dërgonte dy nxënëseve 14-vjeçare SMS, të cilat e kanë akuzuar për ngacmim seksual.

Njërës prej vajzave që ka prindërit emigrantë në Greqi për herë të parë i dërgoi një emoji. Kur e mitura nuk reagoi, ai e fshiu. Vajza mundi t’i bëjë screen-shot mesazhit./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!