Gjykata e Kurbinit vendos për dy mjekët që operuan atentatorin Lamaj

schedule16:31 - 25 Qershor, 2020

schedule 16:31 - 25 Qershor, 2020

Gjykata e Kurbinit vendosi masën e arrestit me burg për dy mjekë, Besim Lama dhe Viktor Marku, të cilët akuzohen se mjekonin në mënyrë të paligjshme Eduart Lamajn.

Ata u arrestuan të mërkurën nga policia.

Dy mjekë, një ortoped i Lezhës dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët, Viktor Marku, 42 vjeç dhe Besim Lama, 46 vjeç kishin pranuar ta operonin Lamajn pa e referuar ngjarjen në polici.

LEXO edhe: Pamjet e atentatit në Laç, si u ekzekutuan Bujar Lika e Paulin Gjergji: Lamaj tërhiqet zvarrë

Në këmbim të kësaj dyshohet se mjekët do të merrnin 10 mijë euro.

LEXO edhe: FOTO/ Me plagë plumbi të gangrenizuar, del fotoja e Eduart Lamajt në spital

Dy mjekët akuzohen për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shtrimi i të dyshuarit në spital është zbuluar nga vizitat e vazhdueshme të të afërmve të tij, të cilët ishin në monitorim nga policia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!