Gjykata e Kurbinit liron Kreshnik Tushën, i cili u ndalua nga policia për ngjarjen e 30-majit ku mbetën të vranë biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për 21-vjeçarin, duke vendosur masën “arrest shtëpie”, ndërkohë që hetimet për ngjarjen ende vijojnë.
Masa e sigurisë për Tushën u ndryshua pas identifikimit dhe prangosjes së dy nga autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Kreshnik Tusha u arrestua i pari, pas atentatit ndaj 2 biznesmenëve, dhe ishte i dyshuari kryesor, pasi në shkëmbimin e zjarrit u plagos në këmbë ku 10 minuta pasi kishte ndodhur ngjarja, shkoi vetë në spitalin e Kurbinit.
Vetë Tusha mohoi të ketë lidhje për ngjarjen kurse Prokuroria e akuzoi si një nga 4 autorët e veshur si policë që ekzekutuan dy biznesmenët./abcnews.al