Gjykata e ktheu 2 herë në garë, Apeli kritika KED-së: Nuk bëtë hetim të thelluar për Peton

schedule11:44 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 11:44 - 17 Dhjetor, 2020

Zhaklina Peto e ktheu në një luftë institucionale përjashtimin që KED-ja i bëri dy herë për garën për në Gjykatën Kushtetuese, ku dy herë gjykata administrative i dha të drejtë. Por cfarë thotë gjykata? Në arsyetimin e vendimit thuhet se KED nuk ka zbatuar detyrat e lëna nga vendimi i parë i Apelit Administrativ.

Gjykata thotë se KED-ja përveç njoftimit të akteve, duhet të bënte hetim të thelluar për faktin se ILDKPKI ka pasur dy konkluzione të kundërta për Peton.

Vendimi i është përcjellë KED-së. Theksojmë se sot Kuvendi i Shqipërisë pritet që të votojë emrin e Altin Binajt, si anëtar i pestë për në Gjykatën Kushtetuese, por për të qenë funksionale duhen 6-të./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!