Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg burrin që vrau gruan

schedule11:32 - 3 Maj, 2019

schedule 11:32 - 3 Maj, 2019

“Arrest me burg” është masa e sigurisë për Skënder Hoxhën, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Antoneta Hoxha tre ditë më pare në Memaliaj. Para togave të zeza, 63- vjeçari e pranoi krimin, ndërsa pretendoi se shkaku për vrasjen ishte tradhtia bashkëshortore.

Gjykata e Krimeve të Rënda la në qeli Skënder Hoxhën, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij 3 ditë më pare në Vagalat të Memaliajt. Në gjendje të hutuar, 63- vjeçari tha për gazetarët se është i penduar për krimin.

Para trupës gjykuese, Skënder Hoxha ka thënë se shkaku që e çoi në këtë veprim ishte tradhtia bashkëshortore. Ndërsa në prani të avokatit, ai është shprehur se debatonte shpesh me gruan për këtë arsye.

Viktima, Antoneta Hoxha, 53 vjeç, u gjet mëngjesin e 30 prillit, e pajetë në banesën e saj nga banorë të fshatit, ndërsa bashkëshorti i saj deklaronte fillimisht se e kishin vrarë persona të tjerë. Por vetëm pas disa orësh, 63- vjeçari e pranoi krimin.

Skënder Hoxha ka dëshmuar se e ka qëlluar gruan e tij me sëpatë ndërsa ajo ishte në gjumë.

Çifti kishte 4 fëmijë dhe ishte kthyer në fshatin Vagalat të Memaliajt, pasi kishte jetuar disa kohë në Tiranë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!