Gjykata e Korçës i ka kthyer për herë të dytë Prokurorisë dosjen e vrasjes së Altin Balliut. Mësohet se gjykata i ka lënë organit të akuzës afat deri në fund të janarit të plotësojë mangësitë e konstatuara në hetime.
Burime bëjnë me dije se dosja është kthyer për thellim të hetimeve pasi janë konstatuar mangësi në hetim nga prokurori i çështjes Edmond Shytko.
Balliu u vra në janar të vitit që lamë pas një sherri në një lokal, ndërsa familjarët e tij kanë akuzuar prokurorin e çështjes, Edmond Shytkon, për anësi dhe favorizim të autorit të krimit./abcnews.al