Gjykata e Kavajës ka dënuar me burgim të përjetshëm Musa Saraçi, i akuzuar për marrjen peng dhe vrasjen e taksistit Idriz Karriqi. Ngjarja ka ndodhur me 14.12.2016 në qytetin e Kavajës, ku Saraçi e goditi disa herë me thikë taksistin. Trupi i viktimës u gjet në anë të rrugës në disa shkurre në fshatin Greth. Autori i kishte kërkuar taksistit ta çonte në grykëderdhjen e Shkumbinit dhe aty e ka goditur me thikë. Pas kësaj ai ka nxjerrë trupin e viktimës nga mjeti dhe u largua me taksinë të cilën tentoi ta shiste në një servis. Pas arrestimit, Musa Saraçi, me banim në Gose të Kavajës ka treguar të gjithë ngjarjen dhe vendin ku e kishte hedhur trupin e viktimës. Atë kohë, u tha se i riu i arrestuar nga policia për krimin, ishte një përdorues droge, dhe taksistin e kishte prenotuar me qëllim grabitjen e parave.
Gjykata e Kavajës burg të përjetshëm per Musa Saraçin
schedule16:05 - 23 Tetor, 2017
schedule 16:05 - 23 Tetor, 2017