Gjykata e Jersey-t sekuestron 7 miliard dollarë pasuri të Roman Abramovich

schedule08:37 - 14 Prill, 2022

schedule 08:37 - 14 Prill, 2022

Policia e Jersey-t kontrolloi ambientet që dyshohet se kanë lidhje me aktivitetet e biznesit të Abramovich në ishull, sipas një njoftimi të Departamentit të Oficerëve të Ligjit, shkruan skynews.

“Gjykata Mbretërore vendosi një urdhër për ngrirjen e aseteve me vlerë mbi 7 miliardë dollarë, të cilat dyshohet se janë të lidhura me Abramovich dhe të cilat janë ose të vendosura në Jersey ose në pronësi nga entitetet e inkorporuara në Jersey, “tha Departamenti i Oficerëve të Ligjit.

Abramovich ishte në mesin e oliogarkëve rusë të shtuar muajin e kaluar në listat e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Bashkimit Europian për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Superjahte të lidhura me biznesmenin, me vlerë rreth 1.2 miliardë dollarë, janë ankoruar gjithashtu në Turqinë jugperëndimore, jashtë juridiksionit të BE-së dhe MB-së.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!