Gjykata e Hagës ka marrë vendimin për të shtrirë dhe më shumë juridiksionin e saj në mënyrë që të hetohet tashmë për krima lufte në Cisjordani, jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës. Një vendim i mirëpritur nga palestinezët por që ëshët kritikuar ashpër nga kryeministri izraelit dhe departamenti amerikan i shtetit .
Autoriteti kombëtar palestinez e priti shumë mirë këtë lajm duke e konsideruar si fitore të së vërtetës dhe drejtësisë. Në frontin e kundërt, ka kritika të ashpra nga ana e kryeministrit izraelit Benjamin Netaniau, i cili akuzoi organizmin ndërkombëtar për persekutim ligjor.
Netaniau u shpreh se gjykata ndërkomëbatre penale heton për Izraelin dhe krimet e rrema të luftës, dhe ky është anti semitizëm i pastër. Ai theksoi se gjykata që ishte ngritur për të parandaluar masakra si Holokausti nazist kundër popullit hebre tashmë ka si objektiv të vetmin shtet të popullir hebre. Një shtet i cili ka një regjim të fortë demokrat dhe që respekton shtetin e të drejtës.
Dhe departamenti amerikan i shtetit e kritikoi vendimin. Zëdhënësi i departamentit me anë të një mesazhi në profilin e tij zyrtyar në Twitter u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i njohin të drejtën e ndërhyrkes kësa gjykate, duke ligjëruar kështu qëndrimin për mos njohjen e shtetit palestinez.
Një vit më parë administrata Trump vendosi sanksione kundër zyrtarëve të gjykatës së Hagës. Mes tyre nuk ka të drejtë për vizë amerikane kryprokurori Bensuda, pasi u përpoq të hetonte ushtarët amerikanë për veprimet e tyre në Afganistan. Presidenti Joe Biden është shprehur se do të rivlerësojë këto sanksione./abcnews.al