Gjykata e Fixhit refuzon të ndalojë sekuestrimin e superjahtit rus

schedule09:12 - 6 Maj, 2022

schedule 09:12 - 6 Maj, 2022

Gjykata e Lartë e Suvas në Fixhi nuk ka pranuar pezullimin e sekuestrimit të jahtit të një oligarkut rus, që ndodhet në brigjet e ishullit të Paqësorit. CNN raporton se gjykata refuzoi të premten kërkesën nga Millemarin Investments Ltd, e cila zotëron superjahtin Amadea prej 300 milionë dollarësh, për ndalimin e ekzekutimit të një urdhrit amerikan për sekuestrimin e jahtit.

Ndalimi i ekzekutimit është një urdhër gjykate për pezullimin e përkohshëm të zbatimit të një urdhri ose vendimi gjyqësor.

Jahti prej 300 milionë dollarësh që i përkiste oligarkut rus Suleiman Kerimov u sekuestrua nga autoritetet fixhiane të enjten me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së. /abcnews.al