Gjykata e Fierit rrëzon kërkesën e Safet Bajrit, nuk ka liri për anëtarin e bandës së Shkodrës

schedule14:33 - 21 Qershor, 2022

schedule 14:33 - 21 Qershor, 2022

Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka rrëzuar kërkesën për liri të anëtarit të bandës së Shkodrës, Safet Rustemi. Kjo në bazë të kërkesës së prokurorit të çështjes Genci Mane, i cili ka kërkuar të mos marë në konsideratë kërkesën për liri të Safet Rustemi.

Lexo më shumë për Safet Bajrin këtu

Gjyqi që ka marë në shqyrtim të kërkesën e tij, është zhvilluar në 9 qershor edhe çështja është gjykuar nga gjyqtari Taulant Banushi.

Në këtë çështje, gjykata e Shkallës së Parë Fier ka lënë në fuqi kërkesën e bërë nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Fier.

Kush është Safet Rustemi (Bajri)?

Bajri akuzohet për trafik droge e prostitucion nga nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërkaq në Shqipëri, Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh. Bajrit i janë sekuestruar një sërë pronash në Shqipëri.  Ai u ndalua në ambientet e një magazine në zonën e “Xhamllikut” katër vite më parë, në kryeqytet, ndërsa mbante edhe një armë pa leje.

Arrestimi i tij u krye në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prej afro një viti, pas dyshimeve për përfshirjen e tij apo drejtimin e një organizate kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Nga ana tjetër, ai figuronte në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës, i dënuar me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte trafikun e drogës në Bruksel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!