Gjykata e Beratit ia ka kaluarGjykatës së Tiranës çështjen ndaj kreut të AMP, Florjan Sulejmani.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është pezulluar nga posti me kërkesë të Prokurorisë së Beratit. Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Sipas organit të akuzës, drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani, ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me ligjin.
Gjithashtu, sipas organit të akuzës, kjo masë sigurimi është e nevojshme për mosprishje të provave./abcnews.al